Olsian Çela është zgjedhur kryeprokurori i ri i Shqipërisë.
Çela ka marrë 101 vota pro, 2 kundër e 10 abstenime.
Kandidatja e dytë në garë, Prokuroria e Përgjithshme deri tani, Arta Marku, mori 11 vota pro, 78 abstenime dhe pjesa tjetër kundër ndërsa kandidatja Fatjona Memçaj mori 8 deputetë pro, 16 kundër dhe 87 abstenime.
Vlen të theksohet se Arta Marku e Fatjona Memçaj u zgjodhën ditën e sotme si anëtare të Këshillit te Emërimeve në Drejtësi pas shortit të hedhur në Presidencë.
Karriera e Çelës
Olsian Çela e nisi karrierën e tij si prokuror në vitin 2001, pas diplomimit në shkollën e Magjistraturës. Ai ka qenë prokuror në Tiranë e më pas në vitin 2004 emërohet tek Prokuroria e krimeve të Rënda.
Çela e ka drejtuar për 4 vite me radhë Prokurorinë e Krimeve të Rënda ndërsa ka hetuar dosje të tilla si ‘Xibraka’, ‘Kompas’ ndërsa ka hetuar edhe grupin e Emiljano Shullazit.