Vendosni fjalën kyçe....

“5176 objekte të inspektuara, 33 të prishura”-Bilanci i përditësuar nga dëmet e tërmetit


Zëvendësministrja e Mbrojtjes ka dhënë bilanin e inspektimeve nga dëmet e tërmetit në banesa si edhe prishjet e deri tanishme.

Deri më tani janë në të  gjithë qarkun e Durrësit janë inspektuar 5171 objekte. Ndërkohë objekte që ishin shpallura të rrezikshme për jetën e njerëzve që jetonin pranë, sipas ministres Voda janë prishur deri më tani 33 objekte.

Bilanci:

Bashkia Durrës – 1267 Objekte të inspektuara, 406 të pabanueshme, 70 për tu prishur;

Bashkia Krujë – 2267 Objekte të inspektuara, 819 të pabanueshme, 22 për t’u prishur;

Bashkia Shijak – 1637 Objekte të inspektuara, 901 të pabanueshme, 325  për t’u prishur;

Në rang qarku, 5171 objekte të inspektuara.

–  Të prishura gjithsej në Qarkun Durrës 33 objekte.

Lista e objekteve të prishura në Durrës, gjithsej 21 objekte:

1 objekt 2 katësh (lagjja Kënetë)

1 objekt 3 katësh (Rr. “Mujo Ulqinaku”)

3 ndërtesa 3-katësh (Lagjja “Kënetë”)

1 objekt 4-katësh (zona e plazhit, pas hotel “Koral”)

1 objekt 4-katës, në zonën e plazhit (Rrota e Kuqe)

1 objekt 4-katësh (Lagjja “Kënetë”)

1 objekt 5-katësh, hotel “Vila Verde” 1 objekt 6-katësh, në qytet Durrës.

1 objekt 6-katësh hotel Gostivari, Durrës (me shpërthim të kontrolluar)

1 objekt në Durrës

1 objekt 5-katësh (Lagjja “Kënetë”)

1 objekt 5-katësh, (hotel “Lubjana”)

1 objekt 3-katësh në Shkozet (me shpërthim të kontrolluar)

1 objekt 2-katësh (ka qenë 5-katsh) në Lagjja “Kënetë”

1 objekt 5-katësh në Shkozet, (me shpërthim të kontrolluar)

1 objekt 4-katësh në Shkozet

1 objekt 3-katësh, Lagjja “Kënetë”

1 objekt 4-katësh, Lagjja “Kënetë”

1 objekt 4-katësh në “Ura e Dajlanit”

Lista e objekteve të prishura në Thumanë, gjithsej 10 objekte:

2 objekte 2-katëshe, qendër, Thumanë

7 objekte 5-katëshe, qendër Thumanë

1 objekt 2-katësh shkolla 9-vjecare “Ramazan Jangozi”

Lista e objekteve në fshat Bubq, Bashkia Krujë, gjithsej 2 objekte:

1 objekt 2 katësh, shkolla 9-vjecare;

1 objekt 3 katësh, në fshat Bubq.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *