Vendosni fjalën kyçe....

Basha emëron Gjeneral Pirro Ahmetaj si këshilltar të Sigurisë Kombëtare (Profil)


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka emëruar gjeneral (r) Pirro Ahmetaj si këshilltar për Sigurinë Kombëtare.

Gjenerali Ahmetaj, një profesionist i mirënjohur në fushën e sigurisë kombëtare, ka një përvojë të gjatë dhe ka dhënë kontribute të spikatura për reformimin e uahtrisë shqiptare dhe anëtarësimin e vendit në NATO. Këshilltari i ri për Sigurinë Kombëtare i kreut të opozitës ka kryer detyra të larta shtetërore brenda dhe jashtë vendit, ku spikat detyra 6 vjecare si përfaqësues ushtarak në NATO.

Profili:

36 vjet, me uniformë ushtarake në shërbim të kombit dhe shoqërisë. Nga këto, 25 vjet, ekspert, në funksione të larta dhe kontribute të spikatura në reformën e mbrojtjes, planifikimin strategjik dhe integrimit në NATO; 6 vjet Këshilltar Ushtarak i Presidentit të Republikës, Zv/Shef i SHPFA, si dhe 6 vjet Përfaqësues Ushtarak në NATO-s, etj.

Gjeneral Ahmetaj spikat si themelues dhe drejtues i Përfaqësisë Kombëtare në Komandën Supreme të Aleancës, ku ka demostruar përgjegjshmëri të lartë për të përmbushur detyrimet e anëtarësimit në NATO (prill 2009); përgjatë negocimit dhe nënshkrimit të disa marrëveshjeve mirëkuptimi dhe marëveshjeve teknike për anëtarësimin e plotë, nënshkruar në Tiranë (Shtator 2013), duke kontribuar në renditjen e Shqipërisë si “një ndër 5 vendet model për reformat e mbrojtjes dhe përmbushjen e angazhimeve në NATO”.

Ka përfunduar “ekselent” Akademinë e Mbrojtjes, është diplomuar: “Master në fushën e sigurisë globale”, Kolegji, i NATO-s, Romë, ndjek programin e doktoraturës: “Mbi nivelin e ambicies së RSH në kuadër të sigurisë kombëtare, NATO-s, BE dhe angazhimeve ndërkombëtare”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *