Vendosni fjalën kyçe....

Inxhinieri jep arsyen e shembjes së pallateve: Në Durrës ndërtimet janë low-cost


Inxhinieri Erion Softa nga ka dhënë arsyet pse sipas tij, ndërtesat në Durrës pësuan dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit. Softa tha që në Durrës çmimet e banesave janë shumë të ulëta dhe kjo ka ndikuar në vendimet e ndërtuesve të cilat kanë përdorur materiale me çmime po ashtu të ulëta.

 “Po ta shohim në kompleks situatën Durrësi është një qytet ku çmimet e banesave janë të ulëta. Pra ndërtuesit kanë punuar me çmime të ulta, kanë tentuar që këtë çmim ta pasqyrojnë në ndërtimet e tyre, pra kemi ndërtime loë-cost. 

Çfarë ndodh? Edhe në rastet kur struktura është në rregull apo ka dëme të vogla të pjesshme të riparueshme, muraturat janë të pariparueshme sepse muratura ka vepruar shumë keq sepse nuk ka pasur as brez antisizmik as kollona të cilat e lidhin muraturën. Dhe në vende të ndryshme ajo është carë frikshëm”. – tha Softa nërsa ishte i ftuar në “Ora News”.

Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit shkaktoi 51 viktima, la qindra njerëz të plagosur dhe mijëra të tjerë pa një çati mbi kokë. Dëmet ishin të rënda veçanërisht në qytetin e Durrësit, ku u vu re se një pjesë e pallateve të dëmtuara ishin të reja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *