Vendosni fjalën kyçe....

Mbërrin nga Italia letër-porosia për Valdrin Pjetrin


Mbërrin nga Italia letërporosia për ish-kryebashkiakun e Shkodrës të zgjedhur nga socialistët në zgjedhjet e qershorit, Valdrin Pjetrin.

Letërporosia nga Italia konfirmon denoncimin e PD-së që Pjetri ka pasur një procedim në Itali dhe se ka qenë gjykata e Firences ajo që ka dhënë një vendim fajësie duke e dëbuar nga vendi.

Pjetri ka qenë i akuzuar për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike. Tanimë pritet që Valdrin Pjetri të thirret si i pandehur nga Prokuroria për “falsifikim formulari”, sipas ligjit të dekriminalizimit.

Kjo letërporosi, vjen tre muaj pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *