Vendosni fjalën kyçe....

Merkeli viziton për herë të parë Aushvicin (FOTO)


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka vizituar këtë të premte ish-kampin nazist të Aushvic, për herë të parë në 14 vitet e saj si kancelare.

Ajo mori pjesë në një ceremoni së bashku me një të mbijetuar nga kampi dhe kryeministrin polak Mateusz Moraëiecki.

Vizita e Merkelit vjen në një kohë kur Gjermania po shënon një ringjallje të anti-semitizmit dhe rritje të elementeve të krahut të djathtë.

Udhëtimi i saj është jashtëzakonisht simbolik, pasi bëhet para shënimit të 75- vjetorit të çlirimit të këtij kampi nga trupat sovjetike më 27 janar 1945.

Regjimi nazist vrau rreth 1.1 milion njerëz në Aushvic – Birkenau., shumica dërrmuese e tyre hebrenj. Kancelarja u fotografua duke ecur nëpër portat famëkeqe “Arbeit macht frei” (puna ju bën të lirë) në Aushvic. Ajo mbajti një minutë heshtje në të ashtuquajturin “Muri i Zi”, ku u ekzekutuan mijëra të burgosur.

Merkel është kancelarja e tretë gjermane që vizitoi ish-kampin në Poloni. “Kujtimi i krimeve … është një përgjegjësi që nuk mbaron kurrë. Ai i takon në mënyrë të pandashme vendit tonë. Të jesh i vetëdijshëm për këtë përgjegjësi është pjesë e identitetit tonë kombëtar,”– tha Merkel, citon BBC.

Dhomat e gazit të Aushvicit-Birkenau u ndërtuan në Poloninë e pushtuar nga nazistët. Më shumë se gjashtë milion hebrenj u vranë gjatë Holokaustit si dhe dhjetëra mijëra polakë jo hebrenj, romë, të burgosur të luftës sovjetike, homoseksualë dhe të burgosur politikë u vranë në Aushvic.

Merkel ka shprehur shqetësimin për ngritjen e anti-semitizmit në Gjermani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *