Vendosni fjalën kyçe....

Mynyr Koni firmos urdhrin, kur fillon mësimi për Universitetin e Tiranës


Studentët e Tiranës do të rifillojnë procesin e mësimit të martën e 10 dhjetorit.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, ka firmosur sot urdhrin për rifillimin e procesit mësimor.

 “Urdhëroj rifillimin e procesit mësimor në të gjitha njësitë kryesore të Universitetit të Tiranës, në datën 10 dhjetor 2019.”– shkruan ai.

Pas tërmetit të 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima, plagosi qindra njerëz e la mijëra njerëz pa banesa, nuk la pa prekur as institucionet arsimore. Për këtë ishte i nevojshëm pezullimi i mësimit deri pas përfundimit të verifikimeve nëse godinat e shkollave dhe universiteteve plotësojnë standardet e sigurisë. Në Tiranë, mësimi për shkollat fillore dhe gjimnazet do të rinisë në datën 9 dhjetor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *