Vendosni fjalën kyçe....

Në rrugë kishte plasur dhuna, ministria në Francë e zënë me këshilla për shampanjën (FOTO)


Të enjten u zhvillua greva më e madhe mbarëkombëtare kundër presidencës së Emmanuel Macron në lidhje me planet për të reformuar sistemin e pensionit.

Kur protestuesit dhe policia po përplaseshin, nuk mund të kishte një tjetër kohë më të papërshtatshme për të dhënë këshilla për shampanjën.

Ministria e Ekonomisë dhe e Financave në Francë bëri një postim të tillë:  “Pushimet e fundvitit po afrohen, ndiqni këshillat tona se si të zgjidhni dhe ruani shampanjën tuaj.”

Koha në të cilën u bë ky postim, solli zemërim tek ndjekësit francezë. Shumë prej tyre e kanë akuzuar qeverinë për pandjeshmëri.

Postimi tanimë është fshirë, por këshillat në faqen zyrtare të ministrisë mbeten. Greva e djeshme mendohet të ketë qenë më e madhja në Francë që nga viti 1995, me përleshje të dhunshme të raportuara në disa qytete. Në Francë, pensionistët në të gjithë sektorin publik janë të ndarë në 42 skema të ndryshme pensioni. Macron planifikon t’i bashkojë ato në një sistem të vetëm të bazuar në pikë, pavarësisht industrisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *