Mbledhja e Komisionit të Integrimit ka nisur sot me debate, kjo për shkak të mungesës së ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.
Ky u fundit nuk ishte sot i pranishëm pasi është nisur me kryeministrin Edi Rama drejt Bratislavës. Sikur të mos mjaftonte kjo, u paraqit me vonesë në mbledhje edhe zv/ministri i Jashtëm Etjen Xhafaj.
Kryetarja e këtij Komisioni, Rudina Hajdari si dhe deputeti Ralf Gjonaj kanë braktisur mbledhjen për këtë arsye duke e konsideruar “të papranueshme” vonesën e zv.ministrit.
“Kjo është kalamanllëk. Ralf, ditë të mbarë!”– iu acarua Mirela Kumbaro deputetit Gjonaj.
Ndërsa ai iu përgjigj: “Duhet të largohemi nga metoda provinciale e komunikimit që u vu re në këtë sallë.”