Pavarësisht përpjekjeve të Uashingtonit për të larguar aleatët e saj nga bashkëpunimi me gjigantin e telekomunikacionit kinez Huawei, Portugalia nuk do të përjashtojë kompaninë nga përdorimi i rrjetit 5G në territorin e saj.
Zyrtarë të lartë portugezë i thanë sekretarit të shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo qëndrimin e vendit për futjen e Huawei në rrjetet ultra të shpejtë 5G të enjten, sipas AP.
Të Premten, Ministria e Jashtme e Kinës përshëndeti vendimin e Portugalisë, duke u bërë thirrje vendeve të tjera që të bëjnë zgjedhjet e tyre të pavarura për këtë çështje.
Gjatë vizitës së tij në Lisbonë, Pompeo paralajmëroi përsëri se 5G është “rrjet jo i besueshm”, duke lënë të kuptohet Huawei dhe duke u kërkuar aleatëve amerikanë që “të vlerësojnë me kujdes rrezikun e investimeve kineze në këto fusha strategjike dhe të ndjeshme”.
Portugalia gëzon shumë investime nga Kina, veçanërisht në energji, energji elektrike dhe bankare, tha Ministri i Jashtëm Portugez Augusto Santos Silva gjatë një konference të përbashkët shtypi me Pompeo. Dhe ndërsa investimi ndjek rregullat e BE-së, të gjitha tenderët dhe koncesionet “janë të hapura dhe transparente”, shtoi ai.
Operatorët lokalë tashmë janë duke punuar me teknologjinë kryesore kineze për të ndërtuar infrastrukturën e rrjetit 5G në Portugali. Muajin e kaluar, operatori portugez i telekomunikacionit NOS njoftoi se kishte mbuluar plotësisht qytetin portual të Matosinhos në veri të vendit me sinjale 5G në partneritet me Huawei, duke e bërë atë “qytetin e parë” në Portugali me mbulim 5G.
Në fillim të këtij viti, Presidenti Donald Trump shtoi Huawein në listën e zezë të tregtisë amerikane, duke përmendur shqetësimet e sigurisë kombëtare në mes të luftës tregtare me Kinën. Kompania kineze ka mohuar vazhdimisht akuzat e Uashingtonit për spiunazh në llogari të Pekinit. Në të njëjtën kohë SHBA është përpjekur të lobojë te aleatët e saj për të mos lejuar futje në rrjetet e tyre kompaninë me qendër në Shenzhen.
VINI RE: Ky artikull është pronësi intelektuale e RT