Vendosni fjalën kyçe....

Prokuroria e Lezhës nis hetimet për banesat e dëmtuara


Prokuroria e Lezhës ka nisur verifikimet për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Sipas burimeve drejtuesi i prokurorisë së Lezhës Milan Laska i ka kërkuar policisë së këtij qarku, që të verifikojë në teren të gjitha ndërtesat që kanë pësuar dëmtime serioze, dhe këto dëme të referohen në prokurorinë e rrethit, shoqëruar edhe me tabelat fotografike të dëmtimeve dhe dokumentacionin përkatës të objektit.

Po ashtu prokuroria fton të gjithë qytetaret të denoncojne rastet ku objektet kanë pësuar dëmtime për shkak të abuzimeve në ndërtim.

Në Lezhë janë shpallur të pabanueshme disa pallate të ndërtuara para vitit 1990, ku në disa raste rezulton se dëmtimet kanë ardhur nga shtesat e ndryshme që janë bërë në këto objekte.

Deri në këtë fazë, prokuroria e Lezhës është në periudhën e verifikimit të ndërtesave të dëmtuara, por pritet që në ditët në vijim, të regjistrojë një procedim penale për akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve”, “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Ndërtimit të paligjshëm”. Nga verifikimet e deritanishme rezulton se në qarkun e Lezhës janë 51 pallate të pabanueshme.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *