Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet data e nisjes së mësimit në Universitetin e Mjekësisë


Ndërsa studentët e universitetit të Tiranës do të rinisin mësimin me datë 10 dhjetor. Për studentët e mjekësisë nuk ndodh e njëjta gjë. Universiteti i Mjekësisë ka shtyrë sërish datën e fillimit të procesit mësimor për shkak të dëmeve që kanë pësuar godinat e UMT-së pas tërmetit të 26 nëntorit.

Rektori i Universitetit, Arben Gjata ka njoftuar se mësimi do fillojë në datën 13 dhjetor. Ai thotë se fillimisht duhet përfunduar kryerja e kontrollit në godinë nga ekspertët dhe certifikimi për të rifilluar mësimi.

Pas tërmetit të 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima, plagosi qindra njerëz e la mijëra të tjerë pa banesa, nuk la pa prekur as institucionet arsimore. Për këtë ishte i nevojshëm pezullimi i mësimit deri pas përfundimit të verifikimeve nëse godinat e shkollave dhe universiteteve plotësojnë standardet e sigurisë. Në Tiranë, mësimi për shkollat fillore dhe gjimnazet do të rinisë në datën 9 dhjetor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *