Vendosni fjalën kyçe....

Simboli i ri i opozitës ruse shmang burgun


Një aktivist i ri i opozitës ruse është dënuar në Moskë për “nxitje të ekstremizmit” për shkak të blogjeve politike që ai kishte publikuar disa vite më parë.

Por BBC shkruan se 21-vjeçari Yegor Zhukov, mori një dënim me kusht për tre vjet.

I konsideruar si një figurë drejtuese në protestat e fundit të opozitës, Zhukov tha në gjykatë se autoritetet respektonin vetëm “autokracinë”.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Zhukov bëri thirrje për një shoqëri “me njerëz të përgjegjshëm dhe të dashur”.

Mijëra njerëz, me tyre edhe disa të famshëm, u mblodhën për kauzën e tij. Përpos lirimit me kusht, gjykatësi e ndaloi Zhukov të drejtonte faqet e tij të internetit për dy vjet.

Një reper i famshëm në Rusi, Oxxxymiron, ofroi të jepte shumën prej 2 milion rublash për lirimin me kusht të Zhukov.

Zhukov ka një blog në rrjetin rus “VKontakte” dhe një kanal në “YouTube” me 155,000 ndjekës. Ai është student fitues i çmimeve në shkollën e lartë të Ekonomisë në Moskë (HSE).


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *