Vendosni fjalën kyçe....

U kap mat me kolegen, Justin Timberlake i kërkon falje bashkëshortes: Kisha pirë


Pasi u kap pak javë më parë në një pozicion mjaft të dyshimtë me kolegen e tij Alisha Wainwright, Justin Timberlake i ka kërkuar falje bashkëshortes Xhesika Biel.

Në një postim emocional në “Instagram”, Timberlake ka pranuar se kishte pirë dhe është penduar shumë për sjelljen e tij. Por mohon që me kolegen të ketë ndodhur ndonjë gjë më shumë sesa kapja e duarve.

Aktori dhe këngëtari 38-vjeçar, tha se ai dëshironte ta bënte të qartë se “asgjë nuk ndodhi” midis tij dhe Wainwright.

Justin u fotografua në një pozicion të sikletshëm gjatë një mbrëmjeje me Alishën në nëntor – kur ata po pinin në një bar në New Orleans.

Dyshja ndodheshin në qytetin amerikan duke xhiruar filmin e ardhshëm “Palmer”, në të cilin luajnë dy të dashuruar.

“Unë qëndroj larg thashethemeve sa më shumë që mundem, por për familjen time ndjej se është e rëndësishme të adresoj thashethemet e fundit që po dëmtojnë njerëzit që unë dua.

Unë piva shumë atë natë dhe pendohem për sjelljen time. Unë duhet të kisha ditur më shumë. Ky nuk është shembulli që dua të vendos për djalin tim.

Unë i kërkoj falje gruas time dhe familjes time të mahnitshme që i vura në një situatë kaq të sikletshme dhe unë jam i përqendruar për të qenë burri dhe babai më i mirë që mund të jem”– tha Justin.

Fotografitë që kanë qarkulluar në rrjet nuk janë ato që presim nga një burrë i martuar dhe me fëmijë.

Justin Timberlake është i martuar me aktoren Jessica Biel, që nga viti 2012, dhe ata kanë sëbashku një djalë të cilin e kanë quajtur Silas. Ai është katër vjeç.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *