Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi nxjerr videon: Braçe dhe Bushi qëndrime të kundërta për pallatet e Thumanës, përpjekje për të mbuluar tragjedinë


Sekretari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka nxjerrë videon me dy deklarata të cilat bien ndesh me njëra tjetrën për inspektimin e pallateve të Thumanës të cilat u shembën dhe morën jetë njerëzish.

Sipas Bardhit ka një përpjekje nga kryeministri dhe bashkëpunëtorit e tij për të fshehur të vërtetën nga tragjedia e Thumanës pasi ajo ka qenë e paralajmëruar.

Në videon e shpërndarë nga Bardhi, jepen deklaratat e zv.kryeministrit Erion Braçe dhe kryetarit të Bashkisë Krujë Artur Bushi të cilët japin dy përgjigje të kundërta për pallatet e Thumanës.

Postimi i plotë:

Ka një përpjekje kriminale të Qeverisë për të lënë në harresë viktimat e 26 nëntorit dhe për t’i mbuluar ato me spektakël të pashpirt propagandistik. Ka një përpjekje të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij për të fshehur të vërtetën se tragjedia e Thumanës ka qenë e paralajmëruar!

2 ditë pas tërmetit, Erion Braçe dhe Artur Bushi japin 2 përgjigje të ndryshme, nëse pallatet ishin shpallur apo jo të banueshme pas 21 Shtatorit. Kjo do të thotë se ata po fshehin të vërtetën, po përpiqen ta shtrembërojnë për të shpëtuar nga përgjegjësia.

Për të bërë drejtësi për 24 njerëzit që humbën jetën nga shembja e dy pallateve, Partia Demokratike ka kërkuar zyrtarisht përgjigje për masat e marra për sigurinë e banorëve nga qeveria dhe Bashkia e Krujës pas tërmetit të 21 Shtatorit. Deri tani, qeveria ka heshtur dhe është fshehur pas spektaklit kriminal të kreut të saj, i cili nuk kursen as fëmijët e mbijetuar.

Ne nuk do të heshtim derisa të bëhet DREJTËSI për viktimat e 26 Nëntorit!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *