Vendosni fjalën kyçe....

Do priste botërorin e klubeve por stadiumi i Dohas nuk është ende gati


“Education City Stadium” i Dohas, që duhet të priste finalen, finalen e vogël për vendin e tretë dhe gjysmëfinalen e Liverpulit, nuk është ende gati sepse nuk ka marrë certifikimin dhe nuk mund të jetë gati deri përpara muajve të parë të vitit 2020.

Tre ndeshjet e mësipërme do të zhvillohen në “Khalifa International Stadium”.

Ky Botëror Klubesh është dhe një test i madh për Katarin, që në vitin 2022 do të presë Botërorin e parë në histori, i cili do të zhvillohet në dimër.

Nga tre impiantet e përzgjedhura fillimisht për aktivitetin, njëri ka dështuar. “Education City Stadium” prej 40 mijë vendesh nuk është ende gati për testet protokollare të FIFA-s.

Tetë ndeshjet në program do të zhvillohen në “Jassim bin Hamad”, stadium 11 mijë vendësh, dhe “Khalifa International Stadium” me 28 mijë vende.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *