Situata me zjarret në Australi mbetet jashtë kontrollit të autoriteteve. Vatrat po avancojnë në veri të Sidnei shumë afër zonave të banuara.
Tri vatra të mëdha zjarri afër Sidneit kanë dalë jashtë kontrollit, duke vënë në gatishmëri të lartë popullatën dhe ekipet zjarrfikëse australiane. Flakët shkrumbuan rreth 300 mijë hektarë tokë në rrethinat veriore të kryeqytetit dhe po avancojnë në qendrat e banuara.
Lufta me zjarret vazhdon prej shtatorit e nxitur nga erërat e forta, temperaturat e larta dhe një sezon veror jashtëzakonisht i thatë. Njerëzit janë paralajmëruar që të qëndrojnë brenda shtëpive edhe për shkak të cilësisë së ajrit.
Një vel tymi ka rrethuar prej javësh Sidnein dhe zonat e prekura. Në spitale është rritur me 25 për qind numri i pacientëve që raportojnë probleme me frymëmarrjen dhe astmën. Meteorologët mendojnë se situata po ndikohet edhe nga ndryshimet klimatike, të cilat në të ardhmen vetëm sa do të shpeshtojnë eventet ekstreme të motit dhe katastrofat e ndryshme natyrore.