Vendosni fjalën kyçe....

Kryeprokurori Çela zbarkon në Durrës: Përgjegjësia maksimale, nuk do ketë hezitim për asnjë rast


Kryeprokurori i sapo zgjedhur Olsian Çela ka zbarkuar në prokurorinë e Durrësit për të parë nga afër situatën me hetimet për dëmet e tërmetit.

Në një deklarate për mediat, Kryeprokurori pas vizitës në prokurorinë e Durrësit, lidhur me nisjen e hetimeve për tragjedinë që solli tërmeti tha prerë se  “përgjegjësia që do të mbahet do të jetë maksimale”.

Pyetur nga mediat nëse do të ketë arrestime për jetët e humbura nga shembja e ndërtesave dhe qindra të tjerë të lënduar, Çela ka thënë se për këtë do të vendosin prokurorët, por garantoi se nuk do të kursehet askush që rezulton i ngarkuar me përgjegjësi për gjithë sa ndodhi.

Këto janë vendimet që i marrin prokurorët, kanë të pavarur në vendimmarrjen, ka njerëz që kanë shkelur ligjin shumë kanë humbur jetën. Përgjegjësia që do të mbahet do të jetë maksimale, do të shkojë atje ku është, te ndërtuesit e zyrtarët kudo që provohet se ka elementë të përgjegjësisë penale nuk do të ketë hezitim për asnjë rast. Kam garantuar mbështetjen e plotë do të jenë të bindur se janë të pavarur këtë do ua garantojmë hetuesve”-deklaroi Çela.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *