Kreu i Vetëvendosjes, Kurti, ka “kërcënuar” LDK-në, se nëse nuk arrihet një marrëveshje për bashkëqeverisje, vendi do shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Kandidati për kryministër të Kosovës e ka bërë deklaratën në një intervistë për RTK-në, ku ka theksuar se forcës politike që drejton do i shkonte për shtat shkuarja në zgjedhje, shkruan ‘Lajmi.net’.
‘Jam i udhëhequr nga interesi i përgjithshëm, nga interesi shtetëror që kërkon sa më parë një udhëheqje qeverisëse nga LVV-ja dhe LDK-ja’, tha Kurti.
Ai ka thënë se në takimet me kreun e LDK-së, Mustafa, nuk janë diskutuar emra të përveçëm për presidentin, por ia ka thanë se vendi ka plot emra, por sipas tij, së pari është e rëndësishme të plotësohen postet e kryeministrit, kryeparlamentarit dhe 12 ministrave dhe pastaj të flitet për postin e presidentit.