Vendosni fjalën kyçe....

Lacio i jep leksion Juventusit, goli i Ronaldos s’mjafton


Juventusi është mundur me përmbysje në Romë ndaj Lacios duke i dhënë mundësinë Interit që të ruajë kreun e renditjes pas barazimit ndaj Romës mbrëmjen e djeshme.

Ekipi i trajnerit Sarri shënoi i pari me anë të Ronaldos por nuk qe në gjendje ta ruante gjatë kryesimin pas goli të barazimit nga Luiz në fund të pjesës së parë.

Në minutën e 70-të, torinezët detyrohen të luajnë me një lojtar më pak pas daljes nga fusha të Cuadrados e 4 minuta më vonë pësojnë golin e dytë prej Milinkovic-Savic.

Për t’i dhënë goditjen e fundit Juventusit  mendon Caicedo që shënon golin e tretë për lacialët. Me këtë rezultat, Juventusi mbetet në vendin e dytë mne 2 pikë më pak se Interi ndërsa Lacio është ngjitur në vendin e tretë duke u futur në garë për titullin kampion.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *