Me ardhjen e dimrit, qarkullimi në shumë vende vështirësohet tej mase për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe akullit në rrugë. Kësisoj përdorimi i zinxhirëve bëhet i domosdoshëm.
Një kompani ka prodhuar një sistem që ndihmon kundër rrëshqitjes që montohet në vetëm 60 sekonda. Ai është prej plastike dhe ndihmon për të ecur mbi akull, dëborë, baltë e rërë.
Është një alternativë e mirë për zinxhirët tradicionalë dhe mund të montohet edhe nëse makina ka ngecur tashmë.