Vendosni fjalën kyçe....

Rama shpalos idenë: Të blihen apartamentet e stokut


Kryeministri Edi Rama shpalosi idenë për blerjen e apartamenteve të stokut për personat që i është prishur banesa nga tërmeti.

Rama bëri thirrje pët të gjithë shitësit e apartamentëve që posedojnë stokun, ndërsa shtoi se në Durrës ka më pak apartamente dhe situata mbetet delikate.

“Është e rëndësishme të bëjmë një thirrje për të gjithë ata që kanë stok. Por shitësit duhet të dinë se nuk është rasti të shitet me çmim të lartë pasi nuk është rasti të blejmë për të fituar. Në momentin që flasim kemi 103 grupe inspektimi në terren dhe një numër të konsiderueshëm të ekspertëve të huaj. Janë shembur 33 objekte dhe 5 janë në proces. 105 objekte janë të futura në zonën e rrezikut.

Këtu duhen angazhuar forca policie për të prishur këto banesa pasi nuk mund ta zgjasim këtë histori. Durrësi është pak më problem mesa kuptoj për shkak te mungesës së apartamenteve. Po përgatitet edhe thirrja për blerjen e apartamenteve, çështje e pak ditëve. Është e rëndësishme të informohet publiku që do të bëjmë një thirrje për ata që kanë apartamente stok, por me një çmim të ulët.

Të gjithë ata që disponojnë stok duhet ta dinë që nuk është rasti për pazar dhe nëse do marrim çmimin në tavan të ulët që do të përcaktojmë sipas analizave të tregut do të procedojnë, përndryshe nuk do të procedojmë. Nuk është rasti për të blerë apartamente në funksion të fitimit të firmave” -tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *