Vendosni fjalën kyçe....

“Reforma e pensioneve do bëhet” – Kryeministri francez, Philippe


Kryeministri francez Edouard Philippe tha qeveria e tij do vijojë me planet për të reformuar sistemin e pensioneve në Francë, por këmbënguli se ndryshimi do bëhej në mënyrë të shkallëzuar dhe ‘jo brutale’, raporton ‘Reuters’.

‘Unë besoj në dialogun shoqëror, kurrë nuk do të jem në një logjikë konfrontimi,’ tha Philippe. Deklarata erdhi teksa sindikatat kërkuan një ditë të re grevash dhe demonstrimesh kundër planeve të qeverisë për reformën e pensioneve të martën.

Franca po përballet me ditë e dytë të kaosit dhe bllokimit të transportit me shkollat ​​dhe spitalet që kanë mbetur pa personel pas protestave të së enjtes ku morën pjesë të paktën 800,000 njerëz.

Ndërmarrja e hekurudhave ‘SNCF’ tha të premten se pritet që trafiku hekurudhor të mbetet ende i ndërprerë edhe të hënën, bazuar në deklaratat nga sindikatat e transportit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *