Serbia ka marrë helikopterë të rinj luftarakë e transporti nga Rusia. Ato janë prezantuar në një ceremoni të zhvilluar në Batajnica ku morën pjesë presidenti i vendit, Vuçiç dhe suhtarakë të nivelit të lartë.
Bëhet fjalë për helikopterin luftarak ‘Mi-35’ e atë transportues ‘Mi-17’. Vuçiç u shpreh i ngazëlluer duke thënë se Serbia kurrë nuk kishte pasur mjetet të këtij niveli.
Ai theksoi gjithashtu se Rusia e kishte ulur ndjeshëm çmimin e helikopterëve duke i bërë një shërbim të madh Serbisë. Deri tani Rusia i ka dhënë Serbisë katër ‘Mi-35’ dhe tre ‘Mi-17’, duke u shtuar këtyre edhe dy Mi-17 të marrë më herët.
Serbia ka blerë gjithashtu edhe 9 helikopterë H-145 që shërbejnë për transport.