Vendosni fjalën kyçe....

Video virale, Putin tregon aftësitë në gjermanisht pas dështimit të përkthyesit


Megjithëse kanë kaluar shumë vite që kur presidenti rus punoi në Gjermani, ai ka ruajtur aftësinë e tij për gjuhën e shkrimtarit të njohur, Gëte, gjë të cilën e shfaq herë pas here.

Kjo aftësi i erdhi në ndihmë gjatë një takimi me sipërmarrësit gjermanë. Ai reagoi ndaj një dështimi të dukshëm përkthimi simultan gjatë një takimi me bizneset gjermane në Soçi, Rusi, duke përdorur aftësitë e tij në gjuhën e huaj.

Pas një gafe të dukshme në përkthim, kreu i shtetit rus ndërpreu fjalimin e tij për të kontrolluar pajisjet, duke u pyetur në gjermanisht: ‘Was ist los?’ (Çfarë po ndodh)

Më pas presidenti rus e kapi situatën dhe bëri shaka në gjermanisht se do t’u tregonte gjithçka më vonë dhe se gjithsesi ajo që tha nuk ishte aq interesante. Videoja e shpërndarë nga gazetarët janë bërë virale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *