Një 36-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në një burg në Greqi. Sipas mediave greke bëhet fjalë për Aleksandër Llazarin.
Policia e ka përcjellë trupin e tij në morg ku do i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. Sipas mediave të vendit fqinj, në trupin e tij nuk janë vërejtur shenja dhune.
Nga autoritetet shqiptare nuk ka ende asnjë deklaratë zyrtare lidhur me ngjarjen në fjalë. Kohët e fundit në burgjet greke kanë gjetur vdekjen disa shtetas shqiptarë si Pëllumb Marnikollaj, Albert Bako, Gani Hila, Bardhyl Tusha, Gëzim Shekaj.