Vendosni fjalën kyçe....

Arabia Saudite i jep fund hyrjeve të ndara sipas gjinisë në restorante


Restorantet në Arabinë Saudite nuk do të kenë më nevojë të mbajnë hyrjet e ndara sipas gjinisë, thanë autoritetet të dielën, duke hequr më tej disa nga rregullat më të rrepta sociale teksa në vend po zhvillohen reforma gjithëpërfshirëse.

Më parë, Arabia Saudite kërkonte që të gjitha restorantet të kishin një hyrje për familjet dhe gratë, dhe një tjetër për burrat. Ministria e Bashkive dhe Çështjeve Rurale njoftoi në ‘Twitter’ se kjo nuk do të ishte më e detyrueshme.

Burrat dhe gratë e pamartuar ndaloheshin prej kohës që të përziheshin në vende publike nën rregulla të rrepta shoqërore.

Por Princi i Kurorës, Mohamed bin Salman, ka nisur një fushatë reformash gjithëpërfshirëse duke arrestuar kritikët e duke lehtësuar kufizimet e tjera, përfshirë ndalimet për gratë që i japin makinës e argëtojnë publikun.

Rregullat e reja nuk janë të detyrueshme, do të thotë që restorantet ende mund të mbajnë hyrje të veçantë për burrat e gratë nëse pronarët vendosin ta bëjnë këtë, tha një zëdhënës i ministrisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *