Një gjykatë në Kanada ka vendosur që vetë-titulli “Kisha e ateizmit” nuk është fe dhe nuk mund të trajtohet si e tillë për qëllime tatimore.
Gjykata e Apelit mbështeti ministren e të ardhurave kombëtare në vendimin e saj për të mos regjistruar Kishën e Ateizmit në Kanadanë Qendrore, edhe pse pretendonte se kishte një tekst të shenjtë të quajtur “Dhjetë Urdhërimet e Energjisë“. Gjykata tha se organizata dështoi të demonstrojë elementët e nevojshëm të një sistemi besimi.
” Besoj … që Dhjetë Urdhërimet tona të Energjisë janë tekste të shenjta, sepse ato u krijuan nga një qenie njerëzore e mençur, e cila përbëhet nga Energji e pastër, e padukshme dhe ka pranuar ekzistencën e Energjisë” – argumentoi kisha, sipas dokumenteve të gjykatës, citon FoxNews.
Kisha e ka konsideruar vendimin për të mos e konsideruar organizatë bamirëse si diskriminues, duke pretenduar se duhet të ishte e tillë sepse kontribuon në “përparimin e fesë”, një kusht i nevojshëm për t’u përjashtuar nga taksat.
Fatkeqësisht për kishën, “feja” është e papërcaktuar dhe i lihet në dorë gjykatës që të vendoste nëse do të kualifikohej apo jo.
“Unë konstatoj në këtë rast se refuzimi i Ministrit për të regjistruar ankuesin si një organizatë bamirësie nuk ndërhyn në aftësinë e anëtarëve të ankuesit për të praktikuar bindjet e tyre ateiste”, thuhet në vendim. “Ankuesi mund të vazhdojë të kryejë qëllimin dhe aktivitetet e tij pa regjistrim bamirës.”