Dy persona u qëlluan për vdekje jashtë një klubi nate në Norrköping, Suedi, pasi dhuna e bandave vazhdon të godasë vendin.
Incidenti ndodhi jashtë një klubi nate pak para se policia të lajmërohej në orën 1:20 të mëngjesit dhe gjeti dy burra jashtë klubit të natës me plagë me armë zjarri. Viktimat u dërguan në një spital aty pranë, por policia tha se ata vdiqën, raporton ‘Aftonbladet’.
Dy të shtënat fatale erdhën vetëm disa ditë pasi një i ri 25 vjeç u qëllua për vdekje në qytetin multikulturor të Malmö. Deri më tani, policia ka arrestuar dy persona që akuzohen për lidhje me vrasjen dhe tha se viktima ishte e lidhur me krimin përmes vëllait të tij të madh që drejtonte një bandë kriminale.
Njëri prej të dyshuarve për vrasjen thuhet gjithashtu se ka precedent kriminal, me dënime paraprake për armëmbajtje pa leje si dhe mashtrim.
Dhuna e grupeve kriminale bandave është bërë një çështje problematike në Suedi kohët e fundit, ndërsa qeveria thotë se nuk ka lidhje me emigracionin në rritje.