Serrat ndërtohen zakonisht në sipërfaqe horizontale për të prodhuar perime në çdo stinë. Por me zhvillimin e teknologjisë po ndryshon edhe mënyra e rritjes së perimeve.
Kjo serrë nuk ka nevojë për dhe dhe as për pesticide. Kompania ‘True Garden’ i rrit bimët në mënyrë kulla vertikale. Ajo përdor 90% më pak ujë e tokë sesa serrat e zakonshme.
Për të ujitur bimët mjafton një sistem ujitjeje që furnizohet nga një pompë ndërkohë që drita LED mundësojnë dritën e nevojshme për rritjen e tyre.