Vendosni fjalën kyçe....

Kim Jong-un “harron” raketat, shfaqet duke përuruar një resort turistik (Video)


I ndodhur thellë në malësitë e Koresë së Veriut, Kim Jong-un preu shiritin e përurimit të një vendi pushimi për ski për vizitorët vendas e mbase edhe ata të huaj.

Lideri koreano-verior braktisi punët e shtetit për një ditë duke vizituar burimet e nxehta dhe kompleksin e banjave termale në Qarkun Yangdok në lindje të Phenianit.

Mediat shtetërore e kanë filmuar atë duke prerë shiritin dhe më pas duke shikuar paqësisht njerëzit duke notuar në disa pishina me pamje moderne.

Duke dhënë këshilla dhe detyra, Kim vazhdoi në një galeri me pamje nga një rrugë skish.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *