Vendosni fjalën kyçe....

Krijoi shoqëri fiktive dhe transferoi milionat në të, 46-vjeçari ekstradohet nga Danimarka


Një 46-vjeçar është ekstraduar nga Danimarka drejt Shqipërisë. Personi me inicialet D.Th, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Shkondrës nën akuzën për skemë mashtrimi dhe mospagim të taksave.

Sipas njoftimit të Interpol Tirana, personi i ekstraduar është me kombësi greke. Së bashku me një shqiptar, ai akuzohet se ka krijuar një shoqëri fiktive, për të transferuar më pas në të 4 milionë euro asete.

“Vijon bashkëpunimi me homologët për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar  për vepra të ndryshme penale. Ekstradohet nga Danimarka drejt vendit tonë, një shtetas grek ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Krijim i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar kryer në bashkëpunim”, “Fshehje e të ardhurave“, “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe “Falsifikim i dokumentave”. 

Interpol Tirana falë bashkëpunimit me Interpol Kopenhagen/Danimarkë, ekstradoi nga Danimarka drejt Shqipërisë, shtetasin grek D. Th., 46 vjeç. Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Krijim i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar kryer në bashkëpunim”, “Fshehje e të ardhurave“, “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe “Falsifikim i dokumentave”.

Përmbledhja e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi grek D. Th., në bashkëpunim me shtetasin shqiptar K. M., dhe dy shoqëri, kanë organizuar dhe vënë në funksionim një skemë mashtruese me qëllim për të përfituar rimburësim të vlerave të TVSh duke krijuar shoqëri fiktive. Vlera e aseteve që u transferuan është 4 milion euro, ndërsa vlera e veprimtarisë ekonomike që u transferua është 1.9 milion euro.”- thuhet në njoftimin e Interpol Tirana.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *