Mënyrat për të shkrirë dëborën në rrugë në stinën e dimrit janë disa. Në ato tradicionale pastrimi i borës bëhet nga makineritë, nga kripa ose skorja.
Por një shpikje interesante është ajo që përdor një ‘rrugë’ elektrike për ta shkrirë borën duke e bërë rrugën të kalueshme. Ky sistem interesant shërben për të pastruar rrugën, shkallët e shtëpisë apo edhe shtigjet e ndryshme për kalimtarët.
Ai mund të instalohet lehtësisht poshtë asfaltit apo betonit e më pas mjafton ta fusni në prizë dhe gjithçka pastrohet si me magji.