Përmbytjet në Uganda ka marrë jetët e të paktën 16 njerëzve, sipas Kryqit të Kuq. Siç shkruan BBC, pjesë të mëdha të Afrikës Lindore kanë pësuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në javët e fundit. Qindra njerëz kanë vdekur dhe miliona janë shpërngulur.
Ngjarjet kanë qenë të lidhura me një fenomen të pazakontë të motit në Oqeanin Indian.
Çfarë ndodhi në Uganda?
Shiu i fortë ka prekur vendin me javë të tëra, dhe është intensifikuar brenda natës të premten dhe ka vazhduar të shtunën.
Policia, ushtria, agjensitë e ndihmës dhe anëtarët e komunitetit po ndihmojnë në operacionet e kërkimit dhe shpëtimit në mbi dhjetë zona të prekura.
Shiu po pengon komunikimin në vendet në perëndim. Kryqi i Kuq tha që vullnetarët kanë gjetur më shumë trupa të pajetë, disa prej të cilëve ishin bllokuar në pemët e kakaos në kodrat e Bundibugyo.
Agjensia e menaxhimit të katastrofave të Ugandës ka këshilluar njerëzit të mos ecin, nëpër çdo rrugë ose ura të përmbytura dhe të qëndrojnë larg nga brigjet e lumenjve dhe shpatet e pjerrëta.