Vendosni fjalën kyçe....

Printerit më të madh në botë të kartmonedhave po i mbarojnë paratë


Kompania që shtyp kartëmonedhat e Mbretërisë së Bashkuar dhe monedhat për 140 vende të tjera, paralajmëron për një falimentim të mundshëm, duke thënë se ka dyshime për të ardhmen e saj.

Firma “De La Rue” ka shtypur kartëmonedhat për Bankën e Anglisë që nga viti 1860. Ai është printeri më i madh tregtar në botë, që prodhon rreth një të tretën e kartëmonedhave në botë përmes kontratave me 140 banka qendrore. Firma ka projektuar 36 përqind të të gjitha emërtimeve të kartëmonedhave në qarkullim, sipas kompanisë për kërkime të investimeve Edison Group.

“De La Rue” ka qenë në vështirësi gjatë dy viteve të fundit pasi humbi kontratën e pasaportës në Mbretërinë e Bashkuar prej 400 milion pound, kundrejt një rivali francez. “RT” shkruan se vetëm javën e kaluar, kompania humbi 20 përqind të vlerës së saj.

“Nuk mund të mohosh që financat e De La Rue duken të pasigurta”–  Russ Mold, drejtori i investimeve në A.J. Bell.

Deri në 2.500 punonjës rrezikojnë vendin e tyre të punës në “De La Rue” nëse firma nuk arrin të mbijetojë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *