Vendosni fjalën kyçe....

Profil – Kush është Sanna Marin, kryeministrja më e re në historinë e Finlandës


Socialdemokratët e Finlandës, të cilët udhëheqin qeverinë e koalicionit, zgjodhën ministren e Transportit, 34-vjeçaren Sanna Marin si kryeministren e ri të vendit në historinë e kombit nordik.

‘Kemi shumë punë për të rindërtuar besimin,’ u tha Marin gazetarëve pasi fitoi votën e ngushtë me lidershipin e partisë. Antti Lindtman, kreu i grupit parlamentar të partisë, ishte kandidati i dytë.

‘Ne kemi një program qeveritar të përbashkët.’ shtoi ajo.

Koalicioni, i cili mori detyrën vetëm gjashtë muaj më parë, ka pranuar të vazhdojë me programin pasi ish-kryeministri Rinne dha dorëheqjen.

Kush është Sanna Marin

Marin ka lindur në kryeqytetin Helsinki në vitin 1985 para se të zhvendosej në Espoo e Tampere. Ajo ka një diplomë në Shkenca Administrative në vitin 2012.

Në 2012-ën u zgjodh Këshilltare e Bashkisë së Tamperes dhe ka mbajtur postin e kryetares së këshillit nga viti 2013 deri në vitin 2017.

Në vitin 2014 ajo u zgjodh zv.presidentja e dytë e partisë Socialdemokrate  ndërsa një vit më pas u zgjidh deputete në Parlamentin e Finlandës. Në qershor të vitit 2019 Marin u zgjodh ministre e Transportit e Komunikimit.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Reuters


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *