Vendosni fjalën kyçe....

“S’bëhet shtëpi me 2 milionë lekë” – Banori i ish-Kënetës kundërshton masën e dëmshpërblimit


Banorët e ish-Kënetës dhe Shkozetit, që janë ndër më të prekur në Durrës nga tërmeti i 26 nëntorit janë shrehur kundër dëmshpërblimit të përcaktuar nga qeveria prej 20 milionë lekësh të vjetra.

Nga tërmeti në zonën e ish-Kënetës janë dëmtuar më dhjetëra banesa të cila janë shpallur të pabanueshme.

Një nga banorët të cilit i është prishur banesa, tha për ‘ABC News’ se 20 milione lekët e vjetra të akorduara nga qeveria nuk mjaftojnë as për të blerë hekurin për rindërtimin e banesës.

‘Kjo shihet vetë, vetëm materialet brenda janë 10 milionë lekë e sipër. Vetëm hekur i ka pasur brenda 20 milionë lekë, posht e lart. Çfarë të bëj unë me 20 milionë. E të vijë shteti të ma bëjë me 20 milionë.’ – thotë Ndue Filaj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *