Shembet godina nr.15 në Qytet Studenti, e cila disa ditë më parë ishte vlerësuar si e pabanueshme pas dëmeve të marra nga tërmeti i 26 nëntorit.
Shembja e godinës po bëhet me mjete të rënda dhe jo me eksploziv siç ishte menduar më parë.
Ndryshimi i planit duket se ka të bëjë me shmangien e rrezikut, që mund të sjellë përdorimi i eksplozivit te ndërtesat pranë.
Me shembjen e kësaj godine, mbeten jashtë më shumë se 30 familje. Familjarët që banonin aty prej 20 vitesh, pretendojnë se Bashkia e Tiranës nuk iu ka dhënë zgjidhje për strehimin e tyre.
Godina nr.15 prej më shumë se 20 vitesh nuk funksiononte më si konvikt për studentë, pasi në të ishin vendosur familje të pastreha, të cilat i paguanin qira vjetore shtetit.
Ndërkohë pritet të shembet edhe godina nr. 18 në Qytetin Studenti.