Vendosni fjalën kyçe....

“Si mund të ndihmoni? Duke ngrënë drekë në një restorant në Tiranë” – Për Veliajn gjendja emergjente mbaroi (VIDEO)


Pavarësisht se ka ende mijëra njerëz në çadra, që kanë nevojë të vazhdueshme për ndihma ushqimore dhe për produkte të higjienës qoftë në zona të Lezhës apo të Krujës e Durrësit, për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj gjendja emergjente ka mbaruar.

Madje ai sot tregoi me krenari se si i këshilloi një grup të rinjsh që kishin ardhur me NATO-n në vend për të ndihmuar, se mënyra më e mirë për ta bërë këtë është duke shijuar ata një drekë në një restorant në Tiranë.

 “Takova një grup të rinjsh që kishin ardhur për shoqatën e NATO-s nga disa vende dhe një prej tyre më thoshte. Kryetar tani po bëhen dy javë që ka rënë tërmeti. Çfarë mund të bëjmë ne që të ndihmojmë? I thashë hani drekë në një restorant në Tiranë, blini një suvenir, shkoni bëni shopping. Nëse njerëzit ndrydhen, nëqoftëse nuk konsumojnë, nëqoftëse nuk shpenzojnë, nëse nuk dalin nga shtëpia, nëse nuk punojnë kafenetë e Tiranës, nëse nuk ka xhiro nëpër dyqane, atëherë ne shkojmë në një situatë ku tërmeti real është ai që na ndodh fillimisht në kokë e më pas në ekonomi. Kjo s’duhet të na ndodhë. “, tha Veliaj.

Kryebashkiaku njoftoi se sot është mbyllur edhe palestra e fundit e emergjencës te shkolla 9-vjeçare ‘Betim Muço’ ku ishin strehuar të prekurit nga tërmeti. Ai kërkoi që të rikthehet jeta normale. / Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *