Familjet në Lezhë të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit do përfitojnë për një vit të plotë pagesën e qirasë nga bashkia. Vendimi është marrë dy ditë më parë nga Këshilli Bashkiak i Lezhës.
Në vendimin e publikuar nga “BalkanWeb”, thuhet se pagesa do të bëhet sipas vlerës së tregut.
VENDIMI:
- Përfitojnë pagesën e plotë të qirasë për një periudhë 1-vjeçare, sipas vlerës së tregut të lirë, të gjitha familjet, banesat e të cilave janë dëmtuar si rezultat i tërmetit të datës 26.11.2019 dhe nga akt konstatimet e hartuara nga grupet e inxhinierëve të inspektimit është arritur në konkluzionet për evakuimin e tyre nga këto banesa.
- Vlera e pagesës së qirasë mujore është në masën 100% të vlerës së qirasë, sipas përcaktimit të bërë në pikën 3 të këtij vendimi.
- Vlera e pagesës së apartamentit është sipas vlerës së qirasë së tregut të lirë sipas strukturave përkatëse të apartamenteve:
a) Qiraja për strukturën e apartamentit për 1+1 është 10.000 lekë
b) Qiraja për strukturën e apartamentit për 2+1 është 14.000 lekë
c) Qiraja për strukturën e apartamentit për 3+1 është 18.000 lekë - Familjet që aplikojnë për përfitimin e pagesës së qirasë sipas këtij vendimi duhet të depozitojnë pranë Zyrës së një ndalesë në Bashkinë e Lezhës, dokumentacionin:
a) Formularin e aplikimit, i cili gjendet pranë Bashkisë Lezhë sipas formatit të bashkëlidhur të këtij vendimi
b) Akti i konstatimit të gjendjes fizike të objektit