Trupi i pajetë i një 28-vjeçarit është gjetur i pajetë në një kanal vaditës afër banesës së tij. Ngjarja e rëndë është regjistruar gjatë natës ku familjarë të të riut, kanë njoftuar policinë.
Kohët e fundit, i riu me inicialet L.B kishte shfaqur shenja depresioni dhe disa ditë më parë ishte larguar nga shtëpia.
“Më datë 07.12.2019, rreth orës 22.30, nga familjaret e tij është gjetur i mbytur në ujë në një kanal vaditës afër banesës së tij në fshatin Kullaj, Shkodër, shtetasi L.B., 28 vjeç, i cili ishte larguar nga banesa para disa ditëve dhe vuante nga depresioni.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe shkaku i vdekjes dyshohet nga mbytja në ujë”– thuhet në njoftimin e policisë.