Vendosni fjalën kyçe....

Vajza e ish-kryeministrit australian: Babai më kërkoi të mbaja të fshehtë përdhunimin, mos t’i dëmtoja karrierën


Vajza e ish-kryeministrit australian Bob Hawke pretendon se ajo është dhunuar në vitet 1980, por i ati i kërkoi asaj të heshte për të mos dëmtuar karrierën e tij.

Faqja australiane New Daily ka bërë publike dokumentet gjyqësore ku paraqiten pretendimet e vajzës së ish-kryeministrit, Rosslyn Dillon.

Ajo thotë se është dhunuar nga Bill Landeryou, një deputet në Partinë Laburiste  të Hawke. Të dy burrat, dhunuesi dhe babai i saj tani kanë vdekur.

59 vjeçarja aktualisht po kërkon 4 milion dollarësh australianë, nga pasuria e babait të saj. Zonja Dillon pretendon se ajo ishte dhunuar nga Landeryou ndërsa punonte për zyrën e tij. Në kohën kur Haëke po përpiqej të bëhej udhëheqës i i partisë.

Zonja Dillon thotë se ajo ishte sulmuar seksualisht tre herë, në vitin 1983.

Rosslyn (në të majtë) me Bob Hawke dhe gruan e tij Hazel (në mes) në vitin 1987

Pas herës së tretë ajo i tha babait të saj se ishte dhunuar dhe donte të shkonte në polici, por ai iu përgjigj duke i thënë: “Nuk mundesh. Nuk mund të kem polemika tani. Më vjen keq por jam duke sfiduar për udhëheqjen e Partisë së Punës ”.

Motra e Dillon, Sue Pieters-Hawke, tha se familja ishte në dijeni të ngjarjes.

“Ajo u tha njerëzve në atë kohë. Unë besoj se ka patur një përgjigje mbështetëse, por kjo nuk përfshinte përdorimin e sistemit juridik”- i tha ajo faqes australiane New Daily. Anëtarët e tjerë të familjes nuk kanë komentuar.

Hawke ishte figura mbizotëruese në politikën australiane të viteve 1980, duke fituar katër zgjedhje të përgjithshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *