Sir Anthony Hopkins, një nga aktorët më të njohur të Hollivudit, thotë se ai i mban mendimet e tij politike për veten e tij për arsye që për të janë bindëse.
Fituesi i ‘Academy Award’ për portretizimin e tij të paharrueshëm të Hannibal Lecter, Sir Anthony nuk është tifoz i aktorëve që japin opinione dhe ai nuk e llogarit veten si një të tillë.
‘Unë nuk kam ndonjë mendim,’ i tha Hopkins kolegut të tij për ‘Revistën Intervistë’.
‘Aktorët janë mjaftueshëm budallenj. Mendimi im nuk vlen asgjë’.
Hopkins, 81 vjeç, tha se atij shpesh i është kërkuar mendim për zhvillimet në botë, por ai nuk është aq i etur për t’u përgjigjur si të tjerë të famshëm të konematografisë.
‘Nuk ka polemikë për mua, kështu që mos më përfshini, sepse unë nuk do të marr pjesë,’ tha aktori.
Ndryshe nga Hopkins, me dhjetëra aktorë të njohur janë përfshirë në debatet politike të kohëve të fundit me pjesën më të maadhe që sulmojnë presidentin Trump e mbështesin kandidatët demokratë për president të SHBA-së.