Arsenali e ka mposhtur 3-1 West Ham Unitedin, Freddie Ljungberg mori fitoren e parë në stolin e ‘Topçinjve’
Pas nëntë ndeshjeve pa fitore, me humbje e barazime, Arsenali është këndellur.
‘Topçinjtë’ kanë fituar me përmbysje kundër West Ham United, pasi ishin duke humbur 1-0 deri në minutën e 60-të, kurse Gabriel Martinelli, realizoi për 1-1.
Derisa për 2-1, për epërsinë e Arsenalit shënoi Pepe një gol të bukur nga distanca në minutën e 66’, kurse në atë të 69’ shënoi Pierre-Emerick Aubameyang për 3-1, për rezultatin përfundimtar.
Pas kësaj fitore, e para pas 9 ndeshjeve me rezultate negative në gara të ndryshme, Arsenali është ngjitur në pozitën e nëntë me 22 pikë.