Vendosni fjalën kyçe....

Burri bie nëntë kate me kokë poshtë brenda tubit të ventilimit, por shpëton falë çizmeve të leshit që e çuan atje (VIDEO)


Një siberian gati sa fitoi një çmim “Darvin” – një vlerësim që i jepet njerëzve, që rrezikojnë jetën për një marrëzi por në fund shpëtojnë duke përfunduar në lajme.

RT shkruan se banorët e një blloku apartamentesh në Yakutsk, u zgjuan në mes të natës të dielën nga klithmat me zë të lartë për ndihmë.

Çuditërisht, zhurma po vinte pas një muri të fortë në katin e parë. Ekipet e shpëtimit që u thirrën në vendngjarje u detyruan të çajnë murin me sharra dhe çekiç, për të gjetur brenda një burrë të ngecur brenda një boshti ventilimi.

Burri u dërgua në spital dhe pamjet e tij u bënë virale në rrjet. Por historia se si ai mbërriti atje ishte edhe më e çuditshme. Doli se burri kishte hedhur çizmet e tij në tubin e ventilimit në katin e 10-të. Thuhet se ai po përpiqej të thante çizmet, por humbi ekuilibrin dhe ra rreth 28 metra poshtë. Ngjarja do kishte qenë fatale, por ai ishte jashtëzakonisht me fat pasi boshti ngushtohej në katet e poshtme dhe ulja e tij u zbut nga çizmet e leshta.

Për shekuj me radhë, çizmet e quajtura valenki u kanë shpëtuar jetën shumë rusëve, por në një mënyrë tjetër. Çizmet e prodhuara nga leshi i deleve, thjesht i kanë mbajtur këmbët e tyre ngrohtë gjatë dimrave të gjatë dhe të ftohtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *