Është dorëhequr nga detyra gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Liljana Baku. Mësohet se ajo e ka paraqitur dorëheqjen në Këshillin e Lartë Gjyqësor, në datën 2 dhjetor, raporton gaztarja Klodiana Lala, që citon burime anonime.
Ajo e ka dhënë dorëheqjen për arsye personale duke sqaruar se do përfshihet në një biznes privat.
Baku ka qenë gjyqtarja që firmosi bllokimin e pasaportës së ish-ministrt të Brendshëm, Tahiri, vendim që u hodh poshtë nga Apeli. Më pas në maj të vitit 2018, ajo firmosi masën ‘Arrest në shtëpi’ për Tahirin, masë që u zhvleftësua sërish nga Apeli.