Vendosni fjalën kyçe....

Efektivi i RENEA-s bie nga 100 metra lartësi në Dukagjin, në rrezik për jetën (FOTO)


Ka rënë në greminë një efektiv i i RENEA-s në Dukagjin të Shkodrës. Bëhet fjalë për efektivin Bledar Beluli, i cili ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Efektivi ka thyer duart dhe brinjët ndërsa mendohet se ka dëmtime edhe në pjesën e legenit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7:30 të mëngjesit, kur Beluli ka rënë rreth 100 metër poshtë një shkëmbi në një terren tejet të thepisur ku nuk lejohet ecja në këmbë dhe asnjë lloj veprimi tjetër. Sipas një punonjësi të zonave të mbrojtura në Theth, Belula ka ngatërruar rrugën dhe ka rënë në greminë.

Për shkak të terrenit të vështirë, kërkohet ndihmë me helikopter për ta shpëtuar nga ajri duke ulur barrelën me litar, pasi në të kundërt rrezikon jetën. Disa banorë të cilët kanë zbritur me litar, i janë gjendur afër duke i ndezur një zjarr, mirë dhe zjarri është shuar dhe ai ka mbetur në të ftohtë dhe është e pamundur që dikush ta lëvizë. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *