Vendosni fjalën kyçe....

Fierakët konsumatorët më të lartë të alkoolit, qytetet që e ndjekin


Statistikat e INSTAT tregojnë se 60% e shqiptarëve pijnë rregullisht alkool.

Në studimin demografik dhe shëndetësor të INSTAT gjatë 12 muajve të vitit, tregon se konsumi në Qarkun e Fierit është më i larti ndër qarqet e Shqipëri me 88% ndërsa pas tij vjen Berati me 87%.

Sipas këtij studimi në qarqet e Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut vihet re një konsum me lartë i pijeve ndërsa në qarqet e veriut konsumi është mesatarisht i ulët.

Në Dibër burrat pinë më pak alkool me 28% i ndjekur nga Kukësi me 39% dhe Shkodra me rreth 45%.

Ndërsa për sa i përket femrave, gjatë 12 muajve në Shqipëri konsumi arrin 28%.

Qarku i Beratit ka konsumin më të lartë te fermat që konsumojnë alkool me 44%, i ndjekur nga Tirana me 41% dhe Vlora afërsisht 37%.

Në anketën e konsumit të familjeve vitin e kaluar, çdo familje shpenzon mesatarisht rreth 2600 lekë për alkool dhe duhan, ose rreth 3.5% të buxhetit mesatar familjar të vendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *