Udhëtarët e zemëruar qëndruan në radhë pa mbarim në stacionet e autobusëve dhe ‘përmbytën’ stacionet e metrove, pasi greva e punëtorëve të transportit shkaktoi ndërprerje të mëdha të trafikut në Paris dhe qytete të tjera.
Mëngjes i së hënës filloi me bllokime të trafikut që përfshin më shumë se 630 kilometra të autostradave kryesore në rajonin e ngarkuar Ile-de-France, i cili përfshin Parisin dhe periferitë e tij.
Shiu i rrëmbyeshëm përkeqësoi kolapsin e transportit, të nxitur nga grevat e punëtorëve në ndërmarrjen shtetërore të hekurudhave, SNCF dhe RATP Group, e cila ofron shërbim me autobus dhe tramvaj, së bashku me funksionimin e Metro Paris.
Punëtorët filluan grevën të enjten, në protestë kundër reformës së diskutueshme të pensioneve. Ndërkohë, media raportoi për radhë të pafundme në stacionet e trenave dhe njerëzit dëshpërimisht ‘sulmuan’ disa autobusë që nuk u prekën për shkak të grevës.
Dhjetë nga 16 linjat metro të Parisit nuk funksionojnë, ndërsa katër të tjera ofrojnë vetëm shërbime të kufizuara. Po kështu, vetëm 15 përqind e trenave në të gjithë vendin po qarkullojnë normalisht dhe udhëtimi me autobus mbetet i kufizuar gjithashtu. Kjo i detyroi udhëtarët të përdorin biçikleta e motorë.