Vendosni fjalën kyçe....

I vihet shiriti i kuq spitalit të Laçit, pacientët transferohen në Lezhë


I vihet shiriti i kuq edhe spitalit të Laçit. Godina e këtij spitali ka pësuar dëme të mëdha nga tërmeti i fuqishëm i datës 26 nëntor dhe vendosja e shiritit të kuq tregon se përbën rrezik për stafin dhe pacientët.

Për shkak të situatës së rrezikshme të kësaj godine, pjesa më e madhe e personelit dhe e pacientëve janë transferuar përkohësisht në Spitalin e Lezhës.

Ndërkohë vetëm pjesa e Urgjencës funksionon, pasi nuk ka pësuar dëme dhe shërbimi aty do të vijojë të jepet. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *